Numri i futbollistëve shqiptarë në Europë është i lartë dhe në kampionatin holandez aktivizohen Lindon Selahi dhe Agim Zeka.

Pak ditë më parë, Selahi shënoi në kampionat teksa edhe Zeka ka arritur të gjejë golin e parë me skuadrën e Fortuna Sitardit.

Ky i fundit ishte titullar në ndeshjen e Kupës përballë Den Hag, aty ku edhe ka arritur të shënojë.

Në minutën e 76, Zeka ka arritur të çojë topin në rrjetë duke shënuar golin e tij të parë ku ndeshja ishte e vlefshme për Kupën e Holandës, dhe u fitua nga skuadra e tij me rezultatin 3-0, duke kaluar më tej.

Zeka është një nga talentët më premtues të ekipit kuqezi, aty ku bën pjesë te Shpresat. Në ndeshjen e fundit ndaj Kosovës, ai u grumbullua nga trajneri Bushi, por për shkak të një dëmtimi mungoi. /VipSport/