Moment special në karrierë! Mbrojtësi shqiptar, Maldini Kaçurri, ka debutuar me ekipin e parë të Arsenalit. 18-vjeçari, u aktivizua nga trajneri Mikel Arteta, në Kupën e Anglisë, në sfidën ndaj Boltonit.
Kaçurri mori vendin e Kalafiorit në minutën e 70-të. Talenti shqiptar është pjesë e të rinjve të Arsenal-it, por për shkak të mungesave të mëdha, Arteta e ka marrë në ekipin e parë.
Pas disa ndeshjeve në stol, mbrojtësi shqiptar bëri sot debutimin me ekipin e parë. Një moment i veçantë për Kaçurrin, që po jeton në ëndërr fëmijërie. Ai numëron 5 ndeshje me Kombëtaren U-19 të Shqipërisë dhe 2 ndeshje me Kombëtaren U-17.
Hera e fundit kur Kaçurri ka qenë i grumbulluar me Kombëtaren U-19 ka qenë 17 tetori i vitit 2023 në duelin miqësor ndaj Turqisë.