Në ndeshjen e sotme, Giacomo Vrioni do të jetë pjesë e ekipit të parë të Juventusit në përballjen ndaj Cagliarit.

Kjo është ndeshja e parë për torinezët pas shpalljes kampion të dielën, ndërsa edhe për shkak të mungesave të shumta, trajneri Mauricio Sarri iu ka dhënë mundësinë e grumbullimit disa të rinjve, mes tyre edhe sulmuesit shqiptar.

Për 21-vjeçarin kjo është hera e pestë që grumbullohet me Juventusin.