Talenti shqiptar, Luis Hasa, po shkëlqen me Juventusin, ku është grumbulluar me skuadrën e 19-vjeçarëve.

Mesfushori 17-vjeçar ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme, në derbin ndaj Torinos, ku Juventusi U-19, triumfoi me rezultatin 4-2.

Hasa shënoi golin e dytë për bardhezinjtë, duke kaluar të tijtë në avantazh, teksa përvecc golit tregoi edhe një paraqitje shumë të mirë.

Mesfushori premton shumë për të ardhmen dhe në një të ardhme të afërt mund ta shikojmë me fanellën e Shqipërisë, nëse vazhdon kështu.