Igli Tare është i ndërgjegjshëm se po të mos ishte pandemia që bllokoi futbollin botëror për rreth dy muaj, Lacio do ta kishte pasur të pamundur që të siguronte firmën e Vedat Muriqit. Sulmuesi ishte kthyer në objektivin e shumë klubeve të rëndësishme, por ata nuk kishin likuiditetet financiare, të goditura rëndë nga ndalimi i futbollit.

Nga kjo situatë përfitoi Lacio, e cila duke kursyer si zakonisht, siguroi një shifër të kënaqshme për Fenerbahçen, duke bërë rë mundur firmën me lojtarin.

“Po të mos ishte periudha e pandemisë, nuk do ta kishim blerë Vedatin me këto shifra”, pranoi Tare në një intervistë për “Sporx”. “Ndoshta nuk do të kishim mundur ta blinim në përgjithësi. Pandemia na dha mundësinë që ta blejmë”, shpjegoi ai.

Lacio pagoi 17,5 milionë euro në arkat e Fenerbahçes, ndërsa marrëveshja mes palëve përfshin edhe bonuse që rritin këtë shumë në varësi të paraqitjeve që bën sulmuesi dhe arritjeve të skuadrës në këto sezone. /vipsport/