Igli Tare nuk u ndahet futbollistëve shqiptare dhe sot sapo ka mbyllur në mënyrë të papritur marrëveshjen për transferimin e radhës, ndonëse në fakt ky lojtar nuk vesh fanellën kuqezi, por atë të Danimarkës.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Riza Durmishi, i cili ka shkëlqyer në krahun e majtë dhe ndonëse nuk është pjesë e Rusi 2018 me përfaqësuesen e Danimarkës, shihet si një element shumë premtues për të ardhmen.

Sipas “Sky”,Tare ka vepruar si zakonisht në fshehtësi të plotë dhe ka siguruar firmën e tij, duke shpenzuar vetëm, 6,5 milionë euro për të marrë 24-vjeçarin nga radhët e Betis Seviljes ku është aktivizuar në kampionatin e fundit.

Lojtari regjistron 27 ndeshje dhe 1 gol në sezonin e fundit në Spanjë, ndërsa ka veshur në 22 ndeshje fanellën e përfaqësueses së Danimarkës./vipsport/