Igli Tare po bën një punë fantastike me Lacion, duke qenë se si drejtues sportiv, ai ka bërë disa herë goditje në merkato. Futbollistët e zbuluar nga Tare deri më tani, janë të shumë, ndërkohë që një numër i madh i afrimeve janë edhe shqiptarë.
Pas Etrit Berishës, Thomas Strakoshës e Valon Berishës, drejtori Tare po mendon që të transferojë në Romë një tjetër futbollist shqiptar.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Stouk Sitit, Xherdan Shaqiri i cili pritet të zërë vendin e Felipe Andersonit në skuadër, ku ky i fundit me shumë gjasa do të transferohet në Premier Ligë.
Shaqiri do të rikthehej në Serinë A për 17 milionë euro, aq sa ka klauzolën e lirimit me Stouk Sitin. Ai është një njohës i mirë i kampionatit italian, duke qenë se më parë është aktivizuar me Interin, para se të transferohej në Angli.
Kalimi te Lacio, do të ishte një lëvizje e madhe e Shaqirit, pasi skuadra që zotëron aktualisht kartonin e tij, ka rënë nga Premier Liga dhe Lacio do të ishte një mundësi për të kapur sërish majat e futbollit europian. /vipsport/