E ardhmja e Marash Kumbullës duket jashtë Veronës dhe në lidhje me mbrojtësin shqiptar, ofertat janë të shumta si nga Italia, ashtu edhe nga jashtë saj. Mbrojtësi i Kombëtares po kalon një moment shumë të mirë me skuadrën e tij dhe këto paraqitje e kanë rritur ndjeshëm vlerën e futbollistit, teksa hapi i madh në karrierë duket se është shumë afër.
Ndërkohë, pak ditë më parë u njoftua se Interi ishte pranë akordit me klubin duke qenë se kishte ofruar Dimarkon në drejtim të Veronës për të bllokuar mbrojtësin për në verë. Nga ana tjetër, Junajtid ofroi 15 milionë euro për shërbimet e tij dhe duket se nuk përfundojnë me kaq pasi edhe Lacio është futur seriozisht në garë.
Mediat italiane raportojnë se Lacio ka nisur bisedimet me klubin e Veronës dhe vetë Tare po merret me këtë çështje. Drejtori sportiv i Lacios ka një marrëdhënie të mirë me shumë kolegët e tij në Itali dhe fakti që bëhet fjalë për një mbrojtës shqiptar, do ta ndihmonte në tratativën për transferimin e tij në kampin lacial. /vipsport/