Igli Tare vazhdon të mendojë për talente tek ekipi i Lacios, dhe tashmë duket se e ka gjetur një të tillë. Drejtori i kryeqytetasve, siç raporton “goal.com”, ka arritur marrëveshjen me 19-vjeçarin të Liverpulit, Bobi Adekanie.

Talenti holandez pritet t’i bashkohet ekipit të Simone Inzagit në fund të këtij sezoni. Kontrata e lojtarit skadon në fund të këtij sezoni me “të kuqtë”, dhe Tare nuk do të ketë nevojë të shpenzojë para për ta blerë.

Sulmuesi i krahut ka qenë pjesë e disa akademive të ekipeve me emër në Europë. Në fillim e nisi te Ajaksi 12 vjeç, më pas shkoi tek Barcelona, ku qëndroi edhe për 5 sezone. Më pas pak kohë tek PSV, ndërsa prej 2 sezonesh është pjesë e Liverpulit.