Lacio nuk ka pasur një periudhë të mirë në kampionat, duke bërë që ekipi të mos ketë vazhdimësinë e nevojshme për të qenë pranë kreut apo zonës së Europës.
Megjithatë, kampionati ka ende shumë ndeshje përpara dhe në këtë formë gjithçka mund të përmbyset, mjaft që në fushë të jetë shpirti i duhur. Këtë e thekson edhe drejtori, Igli Tare para ndeshjes me Fiorentinën teksa kërkon nga lojtarët që në fushë të futen si ushtarë dhe të dalin si gjeneralë.
“Duhet të kemi shpirtin e duhur, atë të ndeshjeve të rëndësishme. Të futemi në fushë si ushtarë dhe të dalim si gjeneralë, kjo na ka munguar shumë. Pjesa e parë ndaj Xhenoas na dha shumë shpresa, por pjesa e dytë ishte e gabuar.
Nuk duhet të shumë mbi këto gjëra tani dhe duhet të kthehemi të jemi të lumtur, të qetë dhe të vendosur për të fituar ndeshjet se jemi pak mbrapa”, u shpreh Tare. /VipSport/