Lacio thuhet se ka caktuar një afat kohor (Ditën e diel) për Sergej Milinkoviç-Saviç. Igli Tare synon të marrë një ofertë me vlerë 120 milion euro brenda 48 orëve ose Saviç do të qëndrojë në Romë.

Sipas “La Repubblica”, Tare i ka thënë agjentit të mesfushorit serb se nëse ai nuk do të sjellë një propozim që përputhet me çmimin e kërkuar këtë fundjavë, atëherë ai nuk do të lejohet të largohet këtë verë.

Real Madridi, PSG, Juventus dhe Milan janë skuadrat që treguan interes, së bashku me dy gjigantët e Mançesterit, Junajtid dhe Siti.

Megjithatë, presidenti i Lacios, Klaudio Lotito insiston se nuk kanë marrë asnjë ofertë konkrete për Saviç.

Çmimi është një minimum prej 120 milion euro dhe Lacio nuk ka ndërmend të hyjë në javën e kaluar të para sezonit me një pikëpyetje të ngritur mbi Milinkovic-Savic.

Ka edhe sugjerime se ai mund të nënshkruajë një kontratë të re me Lacion, me vlerë 3.5 milion€ në vit deri në qershor 2023//vipsport/