Zërat në merkato për Nejmar ishin të shumta duke qenë se përflitej për një rikthim te Barcelona, pasi dëshira e brazilianit për të luajtur sërish me Mesin ishte e madhe.
Megjithatë, drejtuesit e PSG kanë punuar shumë së fundmi dhe ia kanë dalë ta bindin sulmuesin të qëndrojë në Francë.
Kështu, tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi me Nejmar që ka rinovuar kontratën me parisienët dhe do të qëndrojë në kryeqytet edhe për katër vite, deri në 2025, ndërsa nuk ka ende një saktësim sa i përket shumës financiare që do të përfitojë lojtari përgjatë këtyre viteve.
Vetë Nejmar thekson se është i lumtur të vazhdoj aventurën me PSG, ndërsa shton se aty është rritur shumë si lojtar dhe si njeri. Tashmë, objektivi i radhës për drejtuesit francezë është të bindin të rinovojë edhe Mbape për të garantuar një të ardhme me sukses. /VipSport/