Eshtë një moment i artë për Mario Balotelli, i cili po merr kënaqësi të mëdha brenda dhe jashtë fushës së lojës. Duket se në moshën 27-vjeçar “SuperMario” ka arritur pjekurinë që të gjithë kërkonin dhe sjelljet e tij rebele janë thjesht një kujtim i hidhur. Në fillim erdhi djali i tij Lion, fëmija e dytë pas vajzës Pia, dhe pastaj dygolëshi kundër Monaco, që e çoi në 12 totalin e golave në këtë edicion të kampionatit francez, ku është sërish protagonist. Sulmuesi është në humor të mirë dhe këtë e ka treguar edhe në rrjetet sociale, ku si gjithmonë është shumë aktiv.
“Kur isha president i SHBA,” – është fraza e shkruar prej tij në një fotomontazh që e nxjerr fytyrën e tij në trupin e ish-presidentit Barack Obama./telesport/