Vitin e shkuar Iker Kasijas pësoi një goditje të rëndë në zemër dhe ishte pikërish ky moment, që shënjoi edhe mbylljen e karrierës së tij të ndritur. Spanjolli luajti disa ndeshje pas shërimit e më pas trupi i tij nuk e lejoi të vazhdonte. Prej muajsh nuk luan më dhe sot ka ardhur zyrtarizimi i mbylljes së karrierës.

Portieri i njohur e ka bërë këtë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Gjëja më e rëndësishme është rruga që ju merrni dhe njerëzit që ju shoqërojnë, jo destinacioni që kërkoni, sepse me punë dhe përpjekje vjen. Mund të them pa hezitim se ka qenë rruga dhe destinacioni i ëndrrave”, shkruan legjenda e Realit të Madridit dhe e Spanjës.

Kasijas doli nga akademia e Realit dhe fitoi gjithçka me këtë klub. Më pas ai vendosi ta mbyllë te Porto. Me të marrë vesh lajmin e tërheqjes Reali ka postuar një falenderim për legjendën e tyre, që në periudhën e artë të tij ishte padyshim më i miri mes katërkëndëshit.

“Pas njoftimit të Iker Cassillas për pensionimin e tij nga futbollit, Real Madrid dëshiron të tregoje mirënjohjen, admirimin dhe dashurinë e tij për një nga legjendat më të mëdha të klubit tonë dhe të futbollit botëror.

Portieri më i mirë në historinë e Real Madrid erdhi në shtëpinë tonë kur ishte 9 vjeç, u stërvit dhe luajti për 25 vite, duke qenë një nga kapitenët ikonë të ekipit tonë. Casillas ka fituar dashamirësinë e Real Madrid dhe është një pikë referimi për vlerat që klubi ynë mbart”, shkruan klubi madrilen. /vipsport/