Sot duhej te ishim duke festuar 73 vjetorin e lindjes se njerit prej emrave te shquar te mundjes shkodrane dhe asaj shqiptar- Tasim Rexha, por per fat te keq, ai na mungon prej gati gjashte vitesh.

Megjithate kjo nuk na pengon ta kujtojme kete emer te njohur te mundjes, kete kampion te Vllaznise i cili ne vitet ’70 ka qene nje nga sportistet me te njohur te ketij sporti.

Tasim Rexha ka lindur me 17 janar te vitit 1949 dhe zgjedh te merret ne rinine e tij me mundje, sport me te cilin do te angazhohej me vone edhe i vellai, Selaudini, edhe ky nje kampion i ketij sporti.

Tasim eshte shpallur tre here kampion i vendit ne peshen e tij dhe pikerisht ne vitet 1970, 1974 dhe 1975, ka fituar disa here Kupen e Republikes, por edhe shume tituj te tjere.

Jo me kot, ne kuadrin e festimeve te 100 vjetorit te SK Vllaznia, ai eshte vleresuar me “Mirenjohje” nga Bashkia Shkoder dhe njekohesisht eshte vleresuar edhe si nje nga “mundesit e shekullit”.

Tasim Rexha u nda nga jeta me 15 shkurt 2016 duke lene pas nje kujtim shume te mire tek te gjithe shoket e tij, tifozet e shumte qe i jane gezuar fitoreve te tij ne tapetin e mundjes.
Gjergj KOLA