Informaliteti në klubet e futbollit shqiptar është një problem që tashmë kërkon zgjidhje urgjente.

Kjo çështje është ngritur edhe në parlament, ku ishte ministri i Financave, Arben Ahmetaj që foli me shifra konkrete duke treguar pagesat qesharake të deklaruara nga ana klubeve.

Tashmë gjithçka është marrë në dorë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Burime të sigurta pranë këtij institucioni bëjnë me dije për newsport.al që “filtri” është futur edhe në Kategorinë e Parë, veç Superligës.

Newsport mëson se klubet e Naftëtarit, Butrintit, Lushnjës, Bylisit, Apolonisë, Tomorit, Himarës dhe Skraparit janë denoncuar për mospagim të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, por gjithashtu edhe detyrimet ndaj shtetit.

Tatimet kanë nisur auditet e tyre dhe priten të merra masa ndëshkuese, si gjoba e penalizime.

Ndërkohë bëhet me dije që njëkohësisht hetimi do të nisë auditimin edhe në Grupin e Veriut.

Formalizimi në futbollin shqiptar është një problem që kërkon zgjidhje urgjente, e pasi u ngrit si shqetësim në parlament, kanë nisur të lëvizin “gurët e parë”. /Newsport/