Erion Brace ka zbuluar se është ai iniciatori i një nisme të organeve tatimore e fiskale shtetërore, të cilat kanë dorëzuar pranë FSHF-së një kërkesë për informacion të detajuar, që ka të bëjë me të ardhurat e krijuara nga tatimi mbi të ardhurat e ligjshme për çdo të punësuar, të kontraktuar në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Lajmi i publikuar sot në “Panorama Sport” e ka detyruar deputetin socialist, kryetarin e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në Kuvendin e Shqipërisë, të sqarojë gjithçka, përmes një postimi në Facebook.
Ai thotë se nuk bëhet fjalë për urdhëra e arbitraritet, por për zbatim të ligjit, njësoj për të gjithë. Ja sqarimi i plotë i Braçes:
“MIREMENGJES DON DUKA! Çfarë ke? Ç’është ky panik kaq i madh? Nga se je trembur? Ti sikur je i ligjshëm, i ndershëm, i pastër, mbi të gjitha transparent?!
Çfarë ka ndodhur që je shqetësuar kaq shumë?! Ke një përgjigje?
Pooo, e vërtetë është, prej më shumë se dy muajsh, kam kërkuar informacion për një çështje që ka të bëjë me të ardhurat e krijuara nga tatimi mbi të ardhurat e ligjshme për çdo të punësuar, të kontraktuar në Federatën Shqiptare të Futbollit!
KERKESA ESHTE THELBESISHT E LIGJSHME, BAZUAR NE KUSHTETUTEN E VENDIT, RREGULLOREN E KUVENDIT; PIKA IME E REFERIMIT SI DEPUTET DHE KRYETAR I KOMISIONIT PER EKONOMINE E FINANCAT!
Pra, nuk kam urdhëruar kënd. Nuk është në tagrin tim të urdhëroj, kam kërkuar të disponoj këtë informacion.
Mund ta kisha adresuar këtë kërkesë edhe tek ty, direkt, por nuk më intereson ti, më intereson zbatimi i ligjit njësoj për të gjithë dhe, pa as më të voglin diskutim, më interesojnë të ardhurat në buxhetin e shtetit.
Eshtë detyrë e imja kjo. Mendoja se deklarime të tilla, ti në krye të FSHF-së i bëje online, si të gjithë, madje si në bizneset e tua të shumta.
Por, nga përgjigjia e parë, marrë nga Tatimet, më rezultoi se ti nuk e bën këtë për të gjithë.
Ndaj, jam detyruar të detajoj informacionin që kërkoj, duke kërkuar listën e të punësuarve (e bën edhe biznesi i vogël këtë), listën e të kontraktuarve (e bën cilido tatimpagues këtë), shumat e paguara si rroga, shpërblime, bonuse etj.,
përfshirë shumat në zbatim të kontratave, si dhe tatimin në burim, paguar për to në bazë të ligjit përkatës për të ardhurat personale.
Janë të ardhura të tauteshme, të detajuara në ligj këto. Çfarë ka këtu për panik? Përse je trembur Armand? Nuk më intereson hiç sa para merr e ndan ti, po fare.
ME INTERESON, A E MERR APO JO BUXHETI I SHTETIT TATIMIN QE PARASHIKON LIGJI PER KETO TE ARDHURA! Pra, çdo gjë është e ligjshme, nga germa e parë deri tek e fundit! Paratë që t’i besojnë të tjerët, përdori si të duash, kur komuniteti që ti përdor të lejon të bësh qejf, as që më duhet.
Për paratë e tatimeve, të përcaktuara me ligj, do të përgjigjesh njësoj si ai biznesi i vogël aty rreth e rrotull selisë tënde. Më pëlqen që e ke frikë ligjin, Armand. Por, në fillim bindju, zbatoje deri në qindarkën e fundit!
Dy fjalë për gazetën “Panorama Sport”; Kryeredaktor, mendoj që ti duhet të mësohesh t’u referohesh fakteve, kjo e para.
Pastaj, komentet bëji si të duash. Letra që përdor nuk ka asnjë urdhër në përmbajtje, është tërësisht e ligjshme në rastin kur ti i referohesh Kushtetutës, ligjit, rregullores.
Termat “urdhër”, “sulm” etj., si këto, nuk kanë lidhje me të vërtetën, faktet, dokumentet.
Kujtoja se të kërkosh transparencë, referuar përmbushjes së interesit publik, këtë herë tatimet e paguara në buxhetin e shtetit, është detyrim edhe në median tënde. Por, kur bëhet fjalë për FSHF-në, ti tjetërsohesh!
Madje, kujtoja se, kur ti paguan rregullisht tatimet, ke interes që këtë të bëjnë kaq ligjshmërisht edhe të tjerët.
Por, përsëri, kur bëhet fjalë për FSHF-në, ti harron që për vete paguan tatim mbi rrogën, shpërblimet, bonuset! Epo, unë nuk e bëj dot këtë!”/telesport/