Tirana luan sot me Vllazninë në orën 16:00. Sfida e javës së 30-të është komentuar edhe nga Taulant Seferi, që i ka kujtuar shkodranëve sfidën e shkuar në “Loro Boriçi”, fituar nga bardheblutë 1-2.

Sulmuesi i Tiranës dhuroi një asist në atë duel, ndërsa për Klasiken e Shqipërisë ka treguar se janë më të fortë.

“Dita e ndeshjes ku do përballemi me Vllazninë një ndeshje derbi ku me çdo kusht na duhet fitore, zbresim në fushë me moral të fortë, jemi ekip më i mirë në Superiore andaj kjo ndeshje na takon neve”, shkruan sulmuesi.

Megjithate a do te jene dakord shkodranet me kete konstatin? Kjo mbetet per t’u pare dhe do te jete fusha e lojes qe do te jape verdiktet e ketij takimi.