Ka mjaftuar një pretendim i ish-trajnerit të Luftëtarit, Hasan Likës, për paga të pamarra nga klubi gjirokastrite, dhe presidenti Grigor Tavo ka shpërthyer në akuza të fortë ndaj tij, duke vënë në dyshim edhe anën profesionale të trajnerit kryeqytetas.

Për “Panorama Sport”, mes të tjerash presidenti i Luftëtarit ka thënë:

“Nuk e di për çfarë e bën këtë Lika, sepse çdo qindarkë e ka në bankë, nëse e ka për rrogat.

Nuk dua të dizinformohet opinioni publik me këto lajme dhe nuk mund të lejoj që ky trajner të na prishë imazhin.

Janë 42 veta që paguhen çdo muaj dhe ata e dinë kur paguhen, duke përjashtuar ndonjë vonesë të vogël.

Hasan Lika vetëm trajner nuk është dhe çdo skuadër që do të marrë, do ta zhysë që në fillim.

Shpresoj që të drejtojë ndonjë ekip tjetër dhe nëse arrin suksesin e Luftëtarit, do të pranoj që kam gabuar”./vipsport/