Një protestë është zhvilluar ditën e sotme nga familjarë, miq e të njohur të Boris Stanchov, i cili humbi jetën në ring në Shkodër, ku garoi me identitet tjetër, atë të kushëririt Isus Velichkov.
Pjesëmarrësit të protestë kërkuan përshpejtim të hetimit pët incidentin fatal. Madje, ata kërkuan burgim të përjetshëm për menaxherin e boksierit Boris Stanchov. Tubimi është zhvilluar para ambjenteve ku 21 vjeçari u stërvit për herë të fundit.
“Ne duam që menaxheri të marrë burgim të përjetshëm sepse nuk është normale. Ai mori një jetë njerëzore ”, tha motra e boksierit të ndjerë, Lily Stanchova.
Protestuesit vazhdojnë të mos kenë informacion rreth autopsisë në Shqipëri. Ata këmbëngulin të shpejtojnë hetimet për incidentin tragjik që ndodhi në vendin tonë.
Protestuesit vazhdojnë të mos kenë informacion rreth autopsisë në Shqipëri. Ata këmbëngulin të shpejtojnë hetimet për incidentin tragjik që ndodhi në vendin tonë.