Kristal Abazaj mund të quhet tashmë lojtari më i ri i Anderlehtit, pasi gjatë ditës së sotme ka firmosur dhe është prezantuar në klubin belg.
Pas nivelit të lartë të treguar në kampionatin shqiptar, duke qenë një lojtar që bënte lehtësisht diferencën, Anderlehti i ka besuar një vend në skuadër futbollistit shqiptar.
Gjatë prezantimit, drejtori sportiv i gjigandëve belg, Luc Devroe është shprehur:
“Kristal Abazaj është një nga talentet më të mirë që ka në Shqipëri.
Ne jemi shumë të kënaqur që kemi nënshkruar me një futbollist të tillë premtues, i cili do të tregojë potencialin e tij në klubin tonë”, ka thënë Devroe. /vipsport/