FC Basania tashme eshte nje realitet i futbollit shqiptar. E krijuar rreth 4 vjet e gjysem me perpara, ajo tashme merr pjese ne kampionatin e kategorise se dyte te futbollit shqiptar dhe njekohesisht eshte pjesmarres edhe me disa grupmosha ne kampionatet e Liges Rajonale te Zones se Shkodres.
Nje klub futbolli qe funksion ne menyre model dhe e gjitha kjo fale projektit dhe vizionit te njeriut qe e ka themeluar dhe e drejton ate, presidentit Ermir Shimaj. Dhe ne fakt sot tek Basania eshte feste dhe “sebepi” per kete eshte pikerisht ai, presidenti.
Kjo sepse Ermir Shimaj feston 45 vjetorin e lindjes dhe per kete arsye skuadra e Basanias eshte mbledhur e gjitha per te festuar. Gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura dhe njekohesisht edhe nje realizim i deshirave dhe projekteve te tij ne fushen e futbollit!
Shimaj ka luajtur futboll ne rinine e tij dhe njekohesisht eshte nje pasionant i madh i sportit. Kjo ka bere qe tashme ne rolin e nje biznesmeni te suksesshem, te ndermarre nje inisiative shume domethenese, krijimin e nje klubi futbolli.
E beri realitet kete gje ne qershorin e vitit 2020 dhe ne keto kater vite te ekzistences, arritjet jane jo te pakta dhe kjo fale njeriut qe sot feston ditelindjen, presidentit te saj. Dhe ai sigurisht qe nuk e ka nder mend te ndalet ketu…/www.shkodrasport.com/