Problemi i dëmtimeve të disa prej futbollistëve të Vllaznisë ka shqetësuar jo pak stafin teknik.
Për këtë arsye, ditën e sotme janë bërë ekzaminimet e duhura dhe nga katër lojtarët me probleme, njëri prej tyre duket se e ka kaluar atë.
Bëhet fjalë për mbrojtësin shqiptaro- maqedonas Sedat Berisha. Ai ka marrë një goditje në brinjë gjatë ndeshjes me Partizanin dhe nga kjo u largua nga fusha.
Por sot, mbrojtësi shtatëlartë është parë të jetë më mirë dhe me siguri do të jetë në fushë edhe ditën e hënë ndaj Kukësit.
Tre të tjerët, Erjon Vucaj, Ardit Krymi dhe Olsi Gocaj sot kanë qenë në studion e fizioterapisë nën kujdesin e Ilirjan Haxhajës.
Ky i fundit ka bërë ekzaminimet e duhura dhe nga sa mësohet, secili prej tyre ka probleme megjithatë do jenë dy ditët e ardhshme ato që do të vendosin për secilin nëse do të jenë në fushë apo jo.
Me shumë të ngjarë, jo të gjithë do të rehabilitohen për këtë sfidë.
© shkodrasport.com