Shoqata e hendbollit Vllaznia do te organizoje diten e diele kupen “Nikolin Karroca” ne nderim te ish- sportistit dhe ish- presidentit te ketij ekipi te ndare nga jeta dy vjet me pare.

Kupa do te zhvillohet ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke filluar nga ora 09.00- 13.00 dhe ne te do te marrin pjese 4 ekipe. Konkretisht ekipi i Vllaznise, ekipi i hendbollit Vjosa i Shtimes nga Kosova, ekipi i Lepencit te Kaçanikut po nga Kosova si dhe ekipi i Universitetit “Luigj Gurakuqi” te Shkodres.

Ky aktivitet organizohet me mbeshtetjen e familjareve te Nikolin Karroces dhe shoqates se hendbollit Vllaznia dhe pritet me interes, pikerisht edhe per ate se çfare do te organizohet.

Nikolin Karroca u nda nga jeta ne menyre te papritur dy vjet me pare ne moshen 52 vjeçare nga nje infarkt, por kontributi i tij ne kete sport sigurisht qe nuk mund te harrohet dhe nderimi me te tilla aktivitete eshte minimumi qe mund te behet per te./SHKODRA-SPORT.COM/