FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA E DYTE Të dielën starton kategoria e dytë; cilat janë surprizat e mundshme?!…
Të dielën starton kategoria e dytë; cilat janë surprizat e mundshme?!…
Pas shumë kohë pritjeje, më në fund do të startojë edhe kampionati i kategorisë së dytë të futbollit. Kështu, ditën e dielë, pikërisht më 25 tetor, do të luhet edhe java e parë e këtij sezoni. Gjithçka ështeë zbardhur nga hedhja e kalendarit këto ditë, ku vihen re edhe surpriza, por që nuk do të ndalen me kaq këtu. Ato do të shtohen gjatë rrugës së gjatë të kampionatit, qofshin këto në diferencën e ekipeve, por edhe në arritjen e rezultateve. Kampionati i kategorisë së dytë, do të zhvillohet, ashtu si në sezonet e kaluara, të ndarë në dy grupe: grupi A ose ai i Veriut, ku bëjnë pjesë “Luzi i Vogël 2008”, Tërbuni i Pukës, Pashtriku i Hasit, Veleçiku i Koplikut, Korabi i Peshkopisë, Olimpiku i Tiranës, Egnatia e Rrogozhinës, Sukthi i Durrësit, Erzeni i Shijakut dhe “Fieri”, që plotëson numrin 10 të skuadrave në këtë grup. Në grupin B ose ai i Jugut, bie në sy prezenca për herë të parë e një ekipi të madh me emër siç është Partizani, për të vijuar më pas me Delvinën, Tepelenën, Naftëtarin e Kuçovës, Sopotin e Librazhdit, Përmeti, Këlcyra, Bilisht Sporti, Alpetroli i Patosit, Cërriku dhe Domozdova. Në grupin A surprizë e madhe mund të konsiderohet marrja pjesë për herë të parë të një ekpi nga Hasi i Kukësit, “Pashtriku”, që thuhet se do të sponsorizohet nga Prefektura e Kukësit, ndërsa është “shkrirë” ekipi i Rubikut, i cili një sezon më parë ishte pretendent në këtë grup. Po, gjithashtu në grupin e Veriut, deri në çastet e fundit ka qenë edhe ekipi “Shkodra” për t’u regjistruar, por në fund nuk ka figuruar në listë. Nuk dihen tamam arsyet, por mund të jenë ato financiare apo mos miratimi i mundshëm i fushës, për të zhvilluar ndeshjet zyrtare të kampionatit. Në grupin e Jugut është “shkrirë” Maliqi.