Kategoria Superiore do të rikthehet ditën e enjte, teksa janë planifikuar të zhvillohen 5 sfidat e vlefshme për javën e 33-të. I veçantë është fakti se 4 përballje do të startojnë në orën 16:00, ndërkohë që gjithçka kulmon orën orën 19:00, ku në “Air Albania” është planifikuar të zhvillohet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.

Një përballje tepër emocionuese, që pritet të përcaktojë fatet e të dyja skuadrave për sa i përket objektivave të sezonit. Ndeshje interesante pritet të jenë dhe ato mes Laçit e Skënderbeut si dhe Bylis-Vllaznia dhe Kastrioti-Teuta.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 33

E ENJTE ORA 16:00

Kastrioti-Teuta

Bylis-Vllaznia

Laçi-Skënderbeu

Apolonia-Kukësi

E ENJTE ORA 19:00

Partizani-Tirana