Pas një prezantimi paraprak në media të idesë sesi mund të rikonstruktohet dhe të përfundojë stadiumi “Loro Boriçi”, kjo ide do të shkojë edhe më tej. Do të jenë vetë pjestarët e studios italiane të projektit, ata që do ta shpalosin atë me detaje më të shumta. Ata do mbërrijnë nesër në Shkodër dhe preznetimi i projektit do bëhet ditën e enjte në sallën e këshillit Bashkiak Shkodër. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi shkodran sipas të cilit, këtë herë ky projekt do paraqitet publikisht para një auditori më të gjërë dhe profesional, projekti i përgatitur nga studioja italiane. Përveç mediave vendore dhe kombëtare, gazetarëve sportivë, të enjten në orën 11.00 në sallën e Këshillit Bashkiak pritet të jenë të pranishëm edhe specialistë të njohur të sportit, të arkitekturës dhe më gjerë.

Natyrisht, do të jenë të pranishëm drejtues të Bashkisë dhe të KF Vllaznia sh.a. Projekti pritet të prezantohet në sallë përmes projektimit, ndërsa do të jepen detaje të hollësishme mbi idenë dhe materializimin e mundshëm të saj. Shumë pyetje të ngritura nga gazetarët, mediat, specialistët, opinioni sportiv dhe qytetar i Shkodrës e më gjërë, do të marrin përgjigje në këtë prezantim zyrtar që do të bëhet këtë ditë. Diskutimi më i madh ndoshta për momentin është nëse, ky stadium do bëhet me pistë olimpike apo ajo do prishet sepse tribuna anësorë (ajo nga tregu i Zdrales) duket se është më e futur brenda dhe mbase ideja për të mos e prishur pistën do mbrohet nga pjestarë të këtij sporti përderisa në tre anët e tjera ajo do ruhet. Në diskutime mund të dalin edhe shumë gjëra të tjera por mbi të gjitha, ajo që ka rëndësi është sa vullnet ka Bashkia Shkodër për ta çuar deri në fund këtë projekt.

www.shkodrasport.com