Të enjten bashkë me shokët e ekipit nuk ia doli të fitojë titullin kampion të kategorisë së parë dhe padiskutim që kjo e ka mërzitur jo pak atë dhe futbollistët e tjerë.
Megjithatë për Arsen Hajdarin, pikërisht këto ditë ka ardhur një lajm i gëzueshëm që ia ka ndryshuar tërësisht humorin.
Ai ka udhëtuar menjëherë drejt Italisë sepse bashkëshortja e tij, ish- futbollistja Mirjeta Qershia i ka sjellë në jetë djalin- Alvin dhe padyshim që kjo gjë e ka entuziasmuar pa masë futbollistin e Vllaznisë.
Në këtë mënyrë çifti Arsen e Mirjeta Hajdari pas vajzës, janë shtuar edhe me fëmijën e dytë dhe padyshim që këto janë momente të lumtura për to dhe padyshim që gazeta “Shkodra Sport” gjen rastin t’i uroj për djalin e sapolindur.
© shkodrasport.com