Te Gjermani rivaliteti është shumë i madh, edhe pse jashtë fushës të gjithë janë miq me njëri-tjetrin, nuk mund të thuhet e njëjta gjë kur janë në stërvitje.

Seanca e sotme stërvitore ka degjeneruar në grushta me protagonistë mbrojtësit Joshua Kimmich dhe Antonio Rüdiger.

Pas një dyluftimi të ashpër, ylli i Bayern Munchen dhe ai i Chelsea u kapën fizikisht ndërsa u goditën me njëri-tjetrin.

Për të qetësuar situatën duhej të ndërhynte ish-golashënuesi i Gjermanisë, Miroslav Klose, kështu që stërvitja vazhdoi normalisht.

Te kombëtarja gjermane ka shumë tension me futbollistët që kërkojnë të japin maksimumin në seancat stërvitore për të bindur trajnerin Joachim Loë t’i ftojë për në Kampionatin Botëror.

Nesër “Pancerat” do të zhvillojnë një miqësore kundër Gjermanisë U-20, ndërsa të shtunën do të përballen me Austrinë.

Gjermania do të debutojë në Kupën e Botës më 17 qershor kundër Meksikës.