Të luash te Real Madrid është ëndërr. Rrallë ndodh që një futbollist të refuzojë ofertën e Los Blancos. Ka legjenda që kanë guxuar ta bëjnë këtë, patjetër. Mjafton të kujtojmë Francesco Totti.
Gjithsesi, së fundmi Florentino Perez ka marrë tri telefonata nga lojtarë të ndryshëm. Ata janë vetofruar për të veshur fanellën e bardhë, por presidenti madrilen ka thënë “jo”.
Emri i parë është Manuel Akanji. Mbrojtësi zviceran sipas “Marca” ka kërkuar të transferohet në Madrid, por Perez ka refuzuar menjëherë.
Lista vijon me dy futbollistë gjermanë, Jonathan Tah dhe Leroy Sane. Duke qenë se të dy janë në përfundim të kontratës, respektivisht në Leverkusen dhe Mynih, ata kanë shprehur dëshirën për të luajtur në “Santiago Bernabeu”.
“Më vjen keq, por skuadra është plot”. Kjo ka qenë përgjigjja e Perezit.