Liverpooli pësoi humbjen e parë këtë sezon në kampionat. Megjithëse ylli shqiptar Xherdan Shaqiri nuk pati mundësinë të festone me fitore ndeshjen jubilare të 100-ë në karrierë, përsëri ai nuk ka fshehur gëzimin për arritjen e kësaj statistike.

Në kampionatin anglez, Shaqiri realizoi mbrëmë në humbjen 2-1 ndaj Manchester City ndeshjen e 100-ë. Këtë moment, 27-vjeçari e ka postuar në llogarinë e tij në Twitter.

“100 ndeshje në Premierligë. Krenar që e arrita këtë numër të takimeve.”

Futbollisti i Zvicrës u aktivizua 20 minuta nga fundi i takimit në “Etihad Stadium”, por ai nuk arriti të shpëtonte “Të Kuqtë” nga humbja. Megjithatë, sezoni është ende i gjatë dhe lufta për titullin kampion të Anglisë është ende e hapur./newsport/