Ka ardhur tek Vllaznia me buje si nje ish- futbollist i ekipeve kombetare te moshave te Gjermanise. Mbase mund te jete edhe lojtari me i shtrenjte ne skuadren shkodrane dhe perpos ketyre faktoreve, njihet mire edhe nga trajneri Thomas Brdariç.
Per te gjitha keto arsye, Christopher Mandiangu pritet te jete nje nga protagonistet kryesore te Vllaznise se sezonit te ri, por deri me tani nuk e ka treguar kete gje.
Ndoshta edhe per mungese fati sepse ai eshte demtuar dhe po rikuperohet. Fizioterapisti Haxhaja dhe te tjere mjeke jane duke i qendruar afer me shpresen per ta bere sa me shpejt gati per te luajtur.
Gjermano- kongolezi duhet ta thote fjalen e tij ashtu si duhet. Trajneri Brdariç e pret me shume endje, po ashtu edhe shoket e ekipit per t’u dhene nje dore me talentin e tij.
E presin me padurim edhe tifozet qe duan ta shohin ne fushe lojtarin e kombetares gjermane. Ndoshta edhe per t’u mburrur qe Vllaznia mund te kete marre lojtarin me te talentuar ne kampionatin shqiptar. Deri me tani ka vetem shprese ne fakt…