Mendja tashmë është vetëm te lufta kundër koronavirusit, në një moment ku secila ndihmë është e vlefshme për të përballuar virusin vdekjeprurës.

Një nismë shumë pozitive ka pasur nga klubet e futbollit të cilat falë popullaritetit të tyre kanë mbledhur donacione, ndërsa është rasti i Çelsit që ka vendosur hotelin pranë stadiumit në dispozicion të mjekëve.

Një gjest i ngjshëm vjen edhe nga Gjermania, teksa klubi i Dortmund ka vënë në dispozicion stadiumin Sinjal-Iduna Park.

Kështu, në stadiumin e verdhezinjve do të hapet një qendër mjekësore ku do të mund të marrin ndihmë të gjithë të infektuarit, duke ditur se edhe Gjermania pavarësisht se deri më tani ia ka dalë të mbajë një kuotë të qëndrueshme të të infektuarëve, kërkojnë të mbeten në gatishmëri nëse shifrat rriten në ditët në vazhdim. /VipSport/