Te gjithe specialistet thone se nje nga arsyet kryesore te humbjes se Vllaznise ndaj Laçit ishte edhe mungesa e Ardit Krymit ne qendren e mesfushes.

Vendin e tij nuk mund ta zinte askush dhe jo me kot, te dy golat e laçianeve jane shenuar pikerisht ne qender sepse skuadra ishte e pozicionuar jo ashtu si duhet ne manovren difensive.

Pikerisht per kete arsye, drejtuesit e Vllaznise kane vendosur te paguajne shumen prej 1 milione lekesh te vjetra per konvertimin sipas rregullores te denimit te mbetur te ketij lojtari dhe ai do te jete ne fushe te shtunen ndaj Apolonise.

Formen shume te mire sportive te Krymit e kane evidentuar edhe pjestaret e tjere te ekipit shkodran dhe padyshim qe gjithe ky besim qe te gjithe kane tek numri 6, do te shperblehen prej tij ne takimin e rradhes me nje paraqitje te mire, per ta ndihmuar skuadren ne rikthimin tek fitorja.

Vllaznia nuk fiton prej kater javesh dhe kjo e ben me te domosdoshme fitoren ndaj Apolonise sepse ajo nuk deshiron qe ta ngushtoje edhe me shume diferencen me ndjekeset e saj, por perkundrazi do te tentoje ta thelloje serish ate./SHKODRA-SPORT.COM/