Është e diel, 16 qershor, sezoni me Juventus dhe përfaqësuesen portugeze ka përfunduar, por Cristiano Ronaldo nuk ndalet kurrë.
Pasi fitoi Superkupën e Italisë si dhe Scudetto-n me bardhezinjtë, ai pushtoi Nations League me Portugalinë dhe tani normalisht duhet të shijonte disa javë pushim përpara se të rikthehet në punë.
Megjithatë, pushimet e qeta nuk janë stili i tij. Në Instagram, Ronaldo ka postuar një foto në palestër, duke u thënë mirëmëngjes ndjekësve të tij.
Në foto, Cristiano shfaqet duke punuar në mënyrë që të jetë gati për sezonin e ardhshëm./telesport/