Ledian Memushaj po kalon një situatë të vështirë te Peskara duke qenë se një debat me trajnerin Zauri, ka kthyer gjithçka kundra tij. Pak ditë më parë, Zauri e ka zëvendësuar pak minuta para fundit dhe ky ndërrim duket se e ka lënë të zhgënjyer mesfushorin që nuk ka rënë dakord me vendimin e trajnerit.
Të gjithë te Peskara kanë mbetur të zhgënjyer nga mesfushori i Kombëtares. Mediat italiane raportojnë se drejtuesit ashtu si shokët e skuadrës dhe stafi teknik, kanë pritur që Memushaj të pendohet dhe të kërkojë falje por diçka e tillë nuk ka ndodhur. Kjo situatë e krijuar ka bërë që mediat në Itali të aludojnë për një largim të mundshëm në merkaton e janarit dhe në fakt flitej edhe me emra konkretë.
Megjithatë, duket se gjërat kanë ndryshuar. Mesfushori i Kombëtares do të ketë një takim me trajnerin Zauri pasi të përfundojnë pushimet. Në këtë takim do të vendoset se çfarë do të bëhet me të ardhmen e futbollistit. Ai konsiderohet “flamuri” i qytetit dhe tifozët e duan në skuadër, kështu që deri në verë mund të mbetet te Peskara. /vipsport/