Sulmuesi i përfaqësueses U17 të futbollit, Brijan Ibrahimi, bëhet gati për hapin e radhës në karrierën e tij. Futbollisti do të transferohet në një nga ekipet më me emër në futbollin italian, Torino, me firmën në kontratë që është thjesht çështje ditësh.
Ibrahimi ishte në pronësi të Breshias, që e dërgoi te Kievo në pjesën e dytë të sezonit të kaluar futbollistin shqiptar duke i dhënë të drejtën e blerjes së kartonit të tij.
Për shkak të problemeve në klub, Kievo nuk e ushtroi këtë të drejtë dhe lojtari u kthye në radhët e Breshias.
Nga kjo situatë ka përfituar Torino dhe sipas mediave italiane, ka gjetur shpejt akordin me sulmuesin e talentuar që pritet të firmosë te klubi i ri të hënën. /vipsport/