ombëtarja shqiptare U-21 do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Armenisë më 15 tetor në stadiumin “Air Albania“, në orën 18:00. Të hënën nis grumbullimi i Kombëtares U-21 për këtë sfidë, teksa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 23 lojtarët e ftuar për këtë takim.

11-të lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet jashtë vendit. Nder lojtaret e grumbulluar nga ky kampionat, ben pjese edhe sulmuesi i Vllaznise Kevin Dodaj. Po ashtu edhe sulmuesi shkodran qe luan per Skenderbeun Ardit Nikaj si dhe sulmuesi i Apolonise Erald Maksuti.

Ne liste nderkohe jane edhe plot 4 mbrojtes po nga Shkodra dhe behet fjale per Marçelino Preken qe luan me Partizanin, Geralb Smajli dhe Elmando Gjini qe jane pjese e Ballkanit si dhe Elton Fikaj qe luan me Panathinaikos.

Pas fitores fantastike ndaj Zvicrës U-21 në transfertë, Shqipëria do të kërkojë triumfin e radhës në “Air Albania”. Procesi i shitjes së biletave vijon për ndeshjen Shqipëri U21 – Armeni U-21 dhe të gjithë tifozët kanë mundësi që të vazhdojnë t’i blejnë biletat e tyre për këtë sfidë.