Pasi siguruan qëndrimin në Superiore edhe për sezonin e ardhshëm futbollistik, Laçi me në krye Armando Cungun do të zbresin në fushë ditën e sotme për të kryer seancën e parë stërvitore.

Diçka të tillë e njofton vetë klubi i Laçit me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Koha për të zbritur në fushë për sezonin 2024-2025. Të mërkurën, nga ora 17:00, skuadra jonë do të zhvillojë seancën e parë stërvitore në aneksin sportiv pranë stadiumit në Laç”, shkruan klubi kurbinas.

Akoma nuk ka asnjë lëvizje në merkato për Laçin, përvec rinovimit të William Cordeiro Melo. Ky rinovim erdhi menjëherë pasi siguruan qëndrimin në Superiore. Po ashtu ende nuk ka asnjë informacion se kush do të jetë trajneri i kësaj skuadre në sezonin e ri.