Opinion nga Roland LUÇI
Kane qarkulluar me kohe disa zera dhe nje interviste e A.Dukes i dha shtytje nje debati, pjese e te cilit behem me kenaqesi.
Eshte fjala per krijimin e mundesive ndonje futbollisti te huaj qe luan aktualisht ne Shqiperi te luaje me Kombetaren shqiptare apo jo.
Paraprakisht dhe qe ne fillim dua te them se ne kete aspekt ndaj te njejtin mendim me Duken, bile i kam rekomanduar atij si nepermjet shtypit, ashtu dhe privatisht te jete me konseguent ne kete fushe dmth te influencoj qe dhe numri i lojtareve te huaj ne Kampionatin shqiptar te reduktohej ne nje minimum te pranueshem (sipas meje dy!). Bile une jam aq konseguent (dhe konservator me quani po te doni) ne mendim sa shkoj bile dhe nje hap me tej dmth po te ishte per mua, do te me vinte turp te isha korçar apo kuksian dhe te duartrokisja Skenderbeun apo Kukesin pa pothuaj asnje korçar apo kuksian ne formacion (i mora thjesht si shembuj). E kam thene e sterthene (jo vetem une) se keta te huaj me nivel sportiv medioker qe nuk arrijne kurre te identifikohen me ngjyrat e kulturen e Klubeve ku perkohesisht jane aktive, po ja marrin frymen, ate fryme te paket futbollit tone, jane nje barre finaciare per Klubet e drejtuara nga mosprofesionalizmi, jane nje barriere e panevojshme per te rinjte tane, djemte tane, qe lindin e rriten ne gjirin e Klubeve tona dhe nje dite te bukur e shohin vehten “off side” se ju del perpara nje x a y futbollist afrikan a latinoamerikan qe preferohet me teper kushedi se per çfare arsyeje, por jo cilesisht te ndryshme sportive. Te pakten nje gje te tille nuk po e shohim kund, per te mos thene te kunderten.
Po ashtu dhe ne shkalle siperore bile do me vinte turp te brohorisja per nje fitore hipotetike te Kombetares shqiptare mbushur me kineze,indiane e afrikane dhe do e kisha shume te veshtire ta identifikoja vehten me nje Kombetare te tille qe do te reflektonte ku e di une se cfare vlerash, po kurre ate per te cilen ekziston nje ekip Kombetar, perderisa akoma quhet ekip Kombetar.
Une kam pasur fatin dhe sidomos nderin te jem nje nga ata shqiptare qe kane perfaqesuar Shqiperine ne arenen nderkombetare veshur me uniformen tradicionale te kombit tone. Eshte nje ndjenje e papershkrueshme emocionale te jesh aktor i nje ngjarje te tille per nder te se ciles ekzekutohet dhe Hymni yne Kombetar qe eshte patjeter nje burim mobilizimi dhe krenarie per çdo shqiptar.
U zgjata. U zgjata dhe nuk e di a ja vlen. Sepse me duket shume absurde qe nje nigeriani, kongolezi a kinezi ti besohet nje mision i tille, vetem me argumentin se qenka lojtare i mire?!
Jo vetem ne aspektin kulturor, gjuhesor, historik nuk ja vlen te diskutohet nje gje e tille, por as ne ate sportiv. Po e shtjelloj pak me qarte:
Tashme shume shqiptare kane arritur te shkeputen nga Kampionati yne dhe te luajne jashte shtetit dhe jane pikerisht keta lojtare ata qe perbejne kontigjentin e Kombetares, jane pikerisht keta lojtare ata qe bejne diferencen me masen tjeter futbollistike ne vend. Pra luajtja ne nje kampionat te huaj, sidomos prestigjioz perendimor eshte njesi matese e pacenueshme e cilesise se nje lojtari.
Te dalim te “të huajt tane” qe duan te jene dhe pjese e Kombetares sone: Ata perbejne nje kontigjent medioker cilesor sportiv, po e them per te shumten here! Alternativa e tyre e vetme sportive eshte Shqiperia ose nje shtet tjeter me nivel te ngjashem futbolli dhe sidomos pagese (se ata per para kane ardhur, e per para shkojne kudo!) dhe pergjate gjithe ketyre 20-25 viteve qe ata hyjne e dalin pa dogane ne Kampionatin tone, nuk pame ndonjerin te shndriste diku ne Europe, nderkohe qe shqiptare te shumte kane arritur majat futbollistike dhe per kete nuk besoj se ka nevoje per shembuj. Pra e kisha kete edhe ne kuptimin e njefare ç`mitizimi te te huajve qe vijne te ne.
Tashti qe del nje dikush prej tyre me i talentuar se masa tjeter analoge, por kjo s`do te thote se me disa muaj qendrim ne Shqiperi ti plotesohen deshira apo krijohen mundesi te perfaqesoje vendin tone. Lojtaret e huaj qe vijne te ne jane rrogetare te zakonshem me zanat futbollin qe shkojne aty ku te munden e sigurojne nje biçim rroge, dhe per me teper rrogetare e qendrimtare te perkohshem shtegtare ne kete vend dmth shume pak qe te arrijne ta identifikojne vehten me Shqiperine.
Ky zoteria afrikan qe ka shprehur deshiren te jete pjese e Kombetares nuk eshte i pari, ka pasur dhe ndonje tjeter ne te shkuaren, do te kete dhe te tjere ne te ardhmen. Dhe shkaku kryesor i nje kerkese te tille nuk eshte se ju hap barku apo emocionohen aq shume kur degjojne Hymnin shqiptar, por se e shohin Kombetaren si nje trampolin per arritjen e nje stadi me te larte te karrieres se tyre dhe mundesisht e lidhur me nje transferim diku ne Europe me te ardhura me te majme.
Nuk duhet ngaterruar e spekulluar me Xhaken, Mustafin e Shaqirin me shoke qe luajne jo per Kombetaren shqiptare. Keta djem jane lindur e rritur ne shtetet perkatese, jane integruar ne shoqerite atje, jane formuar profesionalisht ne ambientin perkates futbollistik dhe te luajne per ngjyrat e shtetit tashme te tyre nuk eshte ndonjelloj “tradhetie” ndaj Shqiperise, megjithese une jam i mendimit se do te ishte me dinjitoze te luanin per ne.
Kurse “afrikanet tane” kane veçse pak kohe ne Shqiperi, pak e aspak i lidh me ambentin shqitar perveçse shkuarjet ne disco mbas ndeshjeve, per identifikim te tyre te natyrshem me kombin tone apo dhe zoterim te shqipes as qe mund te behet fjale. Prandaj paralelizma te tilla per ata qe aprovojne tezen qe ata mund te aktivizohen per kuqezinjte jane te pavend.
Por nje fenomen i tille “adoptimi” te huajsh eshte bere i modes, mund te thote dikush. – E vertete. Jetojme ne epoken e globalizimit, renies se kufijve e barrierave, ne epoken e shuarjes edhe te shteteve dhe identiteve kombetare e ne kete aspekt dhe futbolli ndjek kete rruge, por kjo eshte nje rruge gjithe gure e gropa e nuk dihet ne fund se kush do te dale fitues. Komercializimi ekstrem i futbollit eshte fakt qe ka zbehur shumeçka te bukur te tij e si hap aktual eshte transformimi i ekipeve Kombetare ne ekipe perfaqesuese te rajoneve ku banojne aktualisht ky ose ai grup futbollistesh ne sherbim te realizimit te fitimeve maksimale nga ndustria qe quhet futboll.
Dikur Beckenbauer dhe te tjeret mbas tij sabotuan dhe debuan nga ekipi Kombetar i tyre gjigandin Netzer, vetem per arsyen se kishte pranuar te luante ne nje kampionat te huaj dhe per qellime financiare kishte braktisur kampionatin gjerman. Behej fjale per dinjitet kombetar atekohe e me pak per komercializem….. Kohet kane ndryshuar, e sot gjen dhe zezake “gjermane” qe nuk zoterojne gjermanishten duke luajtur buzet sikur kendojne “das Lied der Deutschen” ne ekipin Kombetar aq krenar dikur, ashtu si gjen gjithfaresh qe luajne e bejne sikur belbezojne Marsejezen (Marseillaise) e famshme franceze apo Het Wilhelmus te Holandes, Fratelli d’Italia te italianeve, La Brabançonne te Belgjikes.
Por edhe ne keto shtete ka disa kritere qe duhen plotesuar nga kandidatet, kritere qe kane te bejne me marrjen e nenshtetesise se vendit perkates. Ka dhe perjashtime qe per interesa perfaqesimi ne arenen nderkombetare shkelen kriteret me kembe si psh u be nga qeveria austriake me sopranisten ruse Ana Netrebko se ciles ju dha me ngut nenshtetesia qe “te perfaqesonte” simbolet austriake ne bote e sot mbas nja 15 vjetesh zonja akoma nuk flet asnje fjale gjermanisht, por zoteron nje pasaporte ne saj te se ciles leviz lirshem neper glob, duke u bere shkas per skeçe humori me teper se krenarie kombetare.
E ne kete aspekt po te jete se duhet te majmunizojme e banalizojme gjithshka, menjehere e pa kriter, atehere bujrum, ti hapim rrugen kujdo te huaji qe te na tregoje se si “nga lufta veç ai largohet qe eshte i lindur tradhetar”, pavaresisht se as ne aspektin sportiv nuk behet fjale ti plotesoje kriteret e Kombetares e lere ate pune e luftes dhe tradhetarit qe behet fjale ne Hymnin tone….
Ta leme Kombetaren tone te paster, sepse ajo eshte nder te vetmet simbole kombetare (si dhe alfabeti shqip) qe bashkon shqiptaret ngado qe jane, eshte nder simbolet per te cilet te gjithe shqiptaret ndihen krenare!