Opinion nga Aleksandër Kaçi
Ajo çfarë mendoj unë pas ndeshjes së sotme të Vllaznisë me Apoloninë, është që të kthehet menjëherë trajner, profesor Rudi Vata. Si mendojnë Troshani e kompani që s’kanë qenë asnjëherë as futbollistë të nivelit shumë të lartë, as gazetarë niveli, as specialistë niveli, se mund të kesh rezultate vetëm se je kundër një lojtari legjendë i cili ka qenë edhe kapiten i kombëtares më shumë se çdokush tjetër?

Si mund të kesh rezultate kur nuk ke disiplinë e përvojë profesionale perëndimore por vetëm se je kundër profesor Vatës që i ka me bollëk suksese dhe eksperienca të tilla? Domosdo rezultati do jetë miliona lekë të qytetarëve hallexhinj të harxhuar vetëm me dështim. Në kushte të tilla, mendoj se zgjidhja e duhur është kthimi edhe njëherë tjetër i Rudi Vatës në krye të kësaj skuadre, një vendim ky që besoj se do mbështetej tek masa e madhe e sportdashësve shkodranë.