Skuadra e Laçit do zbresë në fushë në datën 10 qershor për të nisur nga puna për Europën.
Sigurisht që kjo do të jetë dhe data kur do të zbulohen dhe afrimet e reja te kurbinasti, që përveç merkatos po mendojnë dhe për trajnerin pas largimit të Gentian Mezanit.
Sytë e drejtuesve janë nga Shkodra, kjo pasi kurbinasit e vlerësojnë si mundësi të mirë afrimin e elementëve cilësorë të shkodranëve pas rënies nga kategoria.
Ende nuk ka emra konkrete lojtarësh me të cilët thuhet se kanë nisur bisedimet e para, por drejtuesit janë të bindur se për sezonin e ri do blindojnë çdo repart për të bërë një paraqitje dinjitoze në Europë dhe më pas një supersezon në kampionat.
Gjithçka do nisë sapo të jetë konfirmuar trajneri i ri, i cili ende ka mbetur pezull, ndonëse lista e kandidatëve është e gjatë./newsport/