Nga Dinamo, te Korabi e në verë u bë pjesë e skuadrës së Luftëtarit në Superiore. Gresild Lika, tashmë që po mbyllet gjysma e parë e këtij sezoni është kthyer në një pikë të fortë të skuadrës bluzi, e madje me Skënderbeun, me dopietën që realizoi ka mbajtur gjallë shpresën e skuadrës bluzi për të mbijetuar.
“Oreksi” tashmë është shtuar dhe Lika synon që skuadra të fitojë edhe në Ballsh dhe kjo do të ishte me të vërtetë diçka shumë e veçantë për bluzinjtë duke shtuar edhe më shumë shpresën e mbijetesës. Në një prononcim për “Rtshsport”, tiranasi që shënoi dy gola për fanellën bluzi ndaj Skënderbeut ka pohuar: “Jam i lumtur që kam shënuar dhe morëm fitore të merituar ndaj Skënderbeut. Po përgatitemi mjaft mirë. Për ndeshjen me Bylisin tashmë që le luajmë në Ballsh, me një nga ekipet më të mira të elitës që është duke bërë një garë mjaft të mirë dhe po shfaqet si “kockë e fortë” në Superioren shqiptare, – tha Lika.
Bylisi
“Po punojmë mjaft mirë dhe të gjithë kemi shpresa që të dalim edhe në Ballsh shumë mirë. të gjithë djemtë janë të motivuar dhe të karikuar për të marrë një rezultat poizitiv. Në skuadër nuk mungon elementi i ri dhe ai me eksperiencë”.
Trajnerët
“Sigurisht që çdo trajnerë ka bërë më të mirën ashtu si dhe profesor Marantasi apo Novi dhe Kristidhi që e njohin mjaft mirë skuadrën e Luftëtarit. Çdo trajner ka idetë e veta, unë respektoj ish-trajnerin për atë që bëri në Gjirokastër. Shpresojmë shumë që t’ia dalim edhe në këtë ndeshje”.
Golat
Me golat që ka shënuar, Lika ka treguar se është një pikë e fortë në Gjirokastër dhe të gjithë shpresojnë që të gjejë rrugën e rrjetës edhe në Ballsh. “Synimi im është që të jap më të mirën. Dihet që sulmuesi ka si detyrë që të shënojë sa më shumë. Për mua ishalla shënon edhe portieri, vetëm që të dalim me pikë në këtë ndeshje të vështirë”./vipsport/