E ka marre me shume vrull punen skuadra me e re e krijuar ne Shkoder, ajo e KF Shiroka. Pas krijimit te dokumentacionit dhe strukturave drejtuese, tashme ka ardhur edhe momenti per te zbritur ne fushen e stervitjes.
Vete ky klub ka bere te ditur permes faqes se tij se seanca e pare stervitore e KF Shiroka do te zhvillohet pas dy ditesh, me konkretisht te marten ne oren 20:00. Kjo seance, por ndoshta edhe te tjerat me pas dhe njekohesisht edhe ndeshjet zyrtare, mendohet te zhvillohen ne fushen sportive “Reshit Rusi”.
Drejtuesit kane marre lejen nga Bashkia Shkoder, e cila eshte pronarja e ketij impianti sportiv dhe kesisoj eshte siguruar edhe nje element tjeter shume i rendesishem qe ka te beje me mbarevajtjen e ecurise se skuadres. Me interes mbetet per t’u pare se cilet do te jene elementet qe do ta perfaqesojne kete ekip dhe po ashtu edhe stafi teknik.
Nga ana tjeter, KF Shiroka ben te ditur se bashke me Adidas ka arritur marrëveshjen e një partneriteti shumëvjeçar, i cili do ta shohë gjigandin e veshjeve sportive të bëhet partneri zyrtar i ketij klubi nga sezoni 2024/25 e tutje.
Starti kesisoj duket shume i mbare dhe tashme mbetet te shohim ecurine e tij ne fushen e lojes. Kujtojme qe KF Shiroka do ta nise rrugetimin e tij nga kampionati i kategorise se trete te futbollit shqiptar, me shpresen qe ne fundin e sezonit ta shohe veten ne te dyten./www.shkodrasport.com/