4 ekipe kanë mundur të kualifikohen në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Kukësi, Egnatia, Vllaznia dhe Tirana do të bëjnë mes tyre llogaritë e trofeut. Për të 4-ta këto skuadra nuk do të ketë pushim. Në fakt Kukësi do të sfidohet me Tiranën, ndërsa Egnatia do të përballet me Vllazninë, ku do të luftojnë për 2 biletat e finales së madhe.
Ekipet do të sfidohen në mesjavë, ku të mërkurën do të zbresin në fushë për të kërkuar edhe fitoren. Të dyja ndeshjet do të luhen në të njëjtën orë. Në orën 15:00 do të luhet paralelisht në Kukës dhe Rrogozhinë.
Ne fakt, Egnatia dhe Vllaznia jane perballur me njera- tjetren edhe nje sezon me pare dhe serish ne gjysmefinale. Por vjet ndeshja e pare u luajt ne Shkoder dhe perfundoi ne barazim 1-1 (golat A.Hoxhaj ’95/ Dwamena ’68), ndersa ndeshja e kthimit ne Rrogozhine e cila u fitua nga vendasit 1-0 (goli i Jackson ne ’90) te cilet u kualifikuan kesisoj ne finale dhe me pas per ta fituar kete trofe.
Po çfare do te ndodhe kete sezon? Kjo mbetet per t’u pare duke nisur fillimisht nga rezultati i sfides se pare qe do te luhet te merkuren ne stadiumin e Rrogozhines dhe me pas ne sfiden e dyte ne “Loro Boriçi”.
KUPA E SHQIPËRISË FAZA GJYSMËFINALE:
Kukësi-Tirana 03.04.2024 15:00
Egnatia-Vllaznia 03.04.2024 15:00