Këtë fundjavë do të nisë edhe kampionati i kategorisë së dytë në futboll, kampionat në të cilin do të marrë pjesë Vllaznia B por edhe Ada.
Këto dy ekipe janë në momentet e fundit të përgatitjeve për kampionatin dhe stafet teknike të tyre për të parë gjendjen ku ndodhen realisht, kanë vendosur të zhvillojnë një miqësore.
Ajo do të luhet paraditen e së mërkurës në fushën sportive “Reshit Rusi”. Trajneri Kraja pret disa lojtarë edhe nga ekipi i parë për të plotësuar përbërjen e ekipit të tij ndërkohë që tek Ada, Ylvi Rroji, një nga drejtuesit e saj, ka premtuar të tjerë lojtarë këto ditë.
E rëndësishme është se miqësorja do të shërbejë jashtëzakonisht shumë për të dy palët.
Shorti i kategorisë së dytë do të hidhet nesër në ambjentet e FSHF-së.
© shkodrasport.com