Vllaznia e femrave pas dy ditesh do te luaje ndeshjen e pare te fazes play-off te Champions League. Perballe saj ne stadiumin “Loro Boriçi” do te jete ekipi ukrainas i Vorskla Kharkiv-2. Fakti qe te dyja ndeshjet do te luhen ne Shkoder, padyshim qe eshte nje plus i madh per vajzat kuqeblu.
Por ato presin mbeshtetjen e tifozeve, sidomos ne kete ndeshje te pare qe eshte shume e rendesishme sepse nje rezultat pozitiv ne te, i hap rruge kualifikimit historik ne fazen e grupeve te ketij kompeticioni.
Nderkohe vete klubi shkodran permes faqes zyrtare u ka bere thirrje tifozeve per t’i mbeshtetur vajzat kuqeblu duke bere te ditur se ne 70 per qind e stadiumit, hyrja e tifozeve do te jete falas.
Të dashur tifozë të Vllaznisë!
Ju bëjmë me dije se ditën e mërkurë, datë 21 shtator ora 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës do të luhet ndeshja e parë e fazës play-off të “UEFA Women’s Champions League” në mes ekipit ukrainas Vorskla Kharkiv-2 dhe Vllaznisë tonë. Kjo e fundit ka nevojë për ndihmën tuaj sepse është shumë pranë arritjes historike, kalimit në fazën e grupeve të këtij kompeticioni shumë të rëndësishëm europian në futboll për femra.
Në këto rrethana, vajzat tona presin mbështetjen tuaj në shkallët e stadiumit. Me përjashtim të tribunës qendrore ku çmimi i biletës është 500 lekë, në të gjitha tribunat e tjera hyrja do të jetë falas. Ftojmë të gjithë tifozët, në veçanti nxënësit e shkollave, fëmijëve e të gjithë ekipeve dhe Akademive në Shkodër, që të jenë në stadium për ta mbështetur Vllazninë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme.
Eja edhe ti!
Vllaznia ka nevojë për ty!