Mbrëmë ndeshja mes Monaco dhe Dijon e përfunduar në shifrat 4-0 për ekipin e Principatës pa që në fushë të zbriste një protagonist 16 vjeçar.
Në minutën e 86-të të ndeshjes në fushë do hynte Pietro Pellegri.
Sulmuesi italian u bë lojtari më i ri në historinë e Monaco që veshi fanellën e këtij klubi.
Pellegri u mor nga Genoa në merkaton e janarit dhe shihet si një nga ata që do ‘pushtojnë’ futbollin në të ardhmen.
Gjithashtu në Serie A, ai mban rekordin si lojtari më i ri që ka debutuar në kampionatin italian dhe lojtari më i ri që ka shënuar në Serie A./newsport/