“Të jesh i pari është e rëndësishme për mua, për ekipin, por mbi të gjitha për Napolin. Mund të ëndërrojmë përsëri, është gjithçka në duart tona”.
Është ky mesazhi i Stanislav Lobotka, mesfushori i Napoli, që më tej shtoi: “Duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe të mendojmë vetëm për ndeshjet tona, ekipin tonë dhe pastaj do të shohim se ku do të jemi në fund të sezonit“.
“Tifozët në Napoli janë të pabesueshëm, ata na mbështesin gjatë gjithë sezonit. Kjo na jep energji të madhe dhe është një avantazh i madh për ne. Mezi pres të luaj në stadiumin Maradona të dielën“, shtoi Lobotka
Lobotka është ndër veteranët e ekipit që u shpall kampion edhe dy vite më parë. “Ndjej përgjegjësinë sepse kam qenë këtu për më shumë se pesë vjet. Çdo ditë punoj për të ndihmuar ekipin, përpiqem të jem lider në fushë”.