Vllaznia pas barazimit me Elbasanin mbrëmjen e djeshme humbi vendin e parë në tabelën e klasifikimit. Tashmë shkodranët ndodhen në vendin e dytë me 14 pikë, 1 më pak se Partizani që ndodhet në krye.

Ditën e djeshme kuqeblutë kanë reaguar në rrjetet sociale. Klub i ka shkruar se ndal Elbasanit ishin të pafat, ndërsa tentuar deri në fund fitoren. Por pas pauzës së Superiores për shkak të sfidave të Kombëtares ekipi do të jetë edhe më i fortë dhe në sfidën e ardhshme ndaj Laçit do të hyjnë në fushë vetëm për 3 pikët.

Kjo pasi stafi i shkodranëve me në krye Thomas Brdaric pritet t’u japin lojtarëve 2-3 ditë pushim në mënyrë që ekipi të rifitojë energjitë e shpenzuara në 8 javë kampionat.

“Të pafat ndaj Elbasanit në përpjekjet për të marrë një tjetër fitore, por të vendosur për të ecur përpara. Një pauzë e shkurtër gjatë kësaj jave për futbollistët kuqeblu për shkak të ndeshjeve të kombëtares dhe më pas gati për ndeshjen tjetër, atë ndaj Laçit për të tentuar suksesin e rradhës”- thuhet në postimin e klubit shkodran./newsport/